Cfare eshte pedodontia?
Pedodontia është sektori i stomatologjisë që kujdeset për dhëmbët e fëmijëve. Vëmëndja i kushtohet parandalimit të dëmtimit të dhëmbëve që shkaktohet nga kariesi nëpërmjet edukimit për higjenën e kavitetit oral, këshillave për dietën e duhur, aplikimit të fluorit dhe të silanizimit të dhëmballëve.