Cfare jane fasetat dhe si vendosen?

Fasetat dentare, të njohura edhe si veneers, janë veshje të holla porcelani që pozicionohen drejtpërdrejt në dhëmb, duke fshehur kështu çdo papërsosmëri siç është ngjyra e verdhë apo edhe dhëmbët e copëtuar ose të parregullt. Përveç nevojave thjesht estetike, fastat dentare mund të përdoren me sukses edhe në rastet e mëposhtme:

Diastemat: vendosen pjese më të mëdha dentare për të mbuluar hapsirat boshe të dhëmbëve me njëri-tjetrin.
Dhëmbë të shtrembër: të cilët mund të korrigjohen estetikisht pa pasur nevojë për pajisje.
Njollat e përhershme të smaltit që nuk mund të hiqen me anë të pastrimit të thjeshtë të dhëmbëve. Higjiena e përditshme e dhëmbëve mbetet, thelbësore për të shmangur patologjitë dhe inflamacionet siç është periodontiti.

Fasetat dentare mund të ndahen si në madhësi ashtu edhe në llojin e materialit. Ato nuk janë vetëm një zgjidhje e mirë nga pikëpamja estetike, por mund të sjellin kaq shumë përfitime për dhëmbët, duke përfshirë:

Invazivitetin minimal: gjatë fazës së vendosjes pacienti nuk ndjen dhimbje, rezistenca ndaj gërryerjes dhe objekteve të forta, ruajtja e ngjyrës së bardhë për një kohë të gjatë.

sq Albanian
X